Vrasja e 25-vjeçarit, ja çfarë thotë ministri Lleshaj

Mbi 24 orë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, vjen edhe reagimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përmes një mesazhi në Facebook Lleshaj shprehet se, këto janë çaste shumë të vështira jo vetëm për familjen Rasha, por edhe Policinë e Shtetit dhe qytetarët.

Lexo edhe: Klodiani nuk ka pasur kurrë armë” shokët hedhin poshtë versionin e policisë: “Doli për të blerë cigare”

Më tej, ministri shpreh bindjen e tij se organet e drejtësisë do të zbardhin shumë shpejt të vërtetën, pa u ndikuar në hetimet e tyre, raporton Ora News.

Lexo edhe:

“Drejtësi për Klodianin! Vrasës!” Marshim protestë i të rinjve të FRPD-së para ministrisë së Brendshme

Reagimi i plotë i ministrit Lleshaj:

"E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë".

/a.r, Ora News