Sulmohet me thikë i dashuri 28 vjet më i ri i mamasë së Neymar
Mamaja e yllit brazilian të futbollit Neymar, Nadine Goncalves, ishte me të dashurin e saj 28 vjet më të ri, modelin Tiago Ramos në rezortet luksoze meksikane në Cancun. Aty ku dhe 24-vjeçari thuajse vdiq kur u qëllua më thikë në një restorant.
Pas një ndarjeje të disa kohëve më parë, mediat braziliane thonë se Nadine Goncalves kishte vendosur t’i jepte një shans të dytë fotomodelit dhe lojtarit të video-game në internet Tiago Ramos, duke shkuar së bashku në rezortin e pushimeve me pesë yje.
24-vjeçari është katër vjet më i rise sulmuesi i PSG, Neymar dhe 28 vjet më i ri se e dashura e tij Nadine.
Në disa foto që ai kishte postuar në Instagram tregohej gjaku i rridhte nga qafa, dhe publikonte detaje të sulmit.
Duke insisituar se sulmi ishte i qëllimshëm, ai shkruante: “Thuajse vdiqa për diçka që nuk kam bërë. Erdha në restorant dhe kërkova një pjatë për të ngrënë. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk bëra asgjë por ata nuk më lanë të qëndroja"
Duke pretenduar se një nga tre personat e goditi me thikë, ai shton: “Kjo nuk mbaron me kaq. Kam identifikuar personin që e bëri këtë dhe do të kthehem në Meksikë”.
Ai gjithashtu tha se ishte vetëm në Mexico, duke konfirmuar se mamaja e Neymar ishte kthyer pa të në Brazil, pasi kishin ardhur bashkë në Cancun.