Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë, Kina pret ndryshim të kursit të SHBA

Kina shpreson dhe beson se politika e SHBA do të rikthehet të jetë “më objective dhe më racionale” pas mbërritjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të demokratit Joe Biden.

Sipas ministrit kinez për Punët e Jashtme Wang Yi, dy vendet duhet të respektojnë historinë, interensat fondamentale dhe “sistemet e zgjedhura nga popujt respektivë”.

"Kina dhe SHBA mund të bashkëpunojnë plotësisht në fusha të tilla si menaxhimi pandemik, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës", shtoi Wang, sipas të cilit "detyra më urgjente për momentin është që të dy palët të punojnë së bashku dhe të heqin të gjitha pengesat për të arritur një tranzicion të qetë të marrëdhënieve Kinë-SHBA".

Duhet theksuar se gjatë presidencës së Donald Trump marrëdhëniet mes dy vendeve ranë në pikën e tyre më të ulët. Presidenti amerikan e ka akuzuar drejtëpërdrejtë Kinën edhe për përhapjen e Covid-19, ndërsa mes vendeve ka patur edhe një “luftë ekonomiko-tregtare”.

Në vitin 2018, presidenti amerikan Donald Trump filloi duke vendosur tarifa dhe pengesa tregtare mbi Kinën për të bërë ndryshime në atë që Shba-ja e quan "praktika të padrejta tregtare".

Mes këtyre praktikave tregtare dhe efekteve të tyre ishte edhe rritja e defiçitit të tregtisë, vjedhja e pronës intelektuale si dhe kalimi me forcë i teknologjisë amerikane në Kinë.

/a.r,OraNews