FOTO/ “Qyteti i një mijë shkallëve”, shijoni magjinë e Gjirokastrës së gurtë
Gjirokastra ose siç njihet ndryshe “Qyteti i një mijë shkallëve”, që në vitin 2005 është përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Është një qytet historik dhe vendoset mbi shpatet e luginës së lumit Drino, ka peizazh të mrekullueshëm dhe kufizohet nga male të larta.
Qyteti karakterizohet nga shtëpitë e stilit otoman me ҫati të gurta, me ballkone prej druri dhe me rrugë kalldrëmi.
Kalaja historike e Gjirokastrës ndodhet në majë të një kodre.
Historia e bukur e saj ka frymëzuar shumë artistë të krijojnë poezi, këngë, tregime, etj. Ky qytet i gurtë njihet sepse është një qendër e zhvillimit të turizmit në trashëgiminë kulturore.
Në rrugicat me kalldrëme janë tregjet tradicionale që presin kalimtarët për t’i kthyer prapa në kohë. Më pas është kalaja e mrekullueshme e shek të XIII që të kujton kohën e sunduesve mesjetarë dhe kohët e komunizmit.
Po ashtu shumë shtëpi karakteristike janë kthyer në bujtina për të mirëpritur udhëtarët dhe është një qytet shumë mikpritës.
Pavarësisht magjisë që ka Gjirokastra, ende ka punë për të bërë. Shumë banesa karakteristike rrezikojnë shembjen si pasojë e mos vënies dorë për vite të tëra.
Shijoni pamjet nga qyteti i gurtë...