Vijon situata e rënduar në vend nga Covid 19: 840 raste të reja dhe 16 viktima në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë Covid-19 në vendin tonë.

Nga 2374 testime ka rezultuar pozitiv 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore         840
Të shëruar ne 24 orë      331
Të shtruar në spitale      479
Humbje jete në 24 orë   16
Testime ditore              2.374

Testime totale           204.008
Raste pozitive            42.988
Raste të shëruara     21.617
Raste Aktive             20.466
Humbje jete              905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10946
Durrës  1356
Elbasan  860
Fier  1562
Korçë  1135
Vlorë  1045
Shkodër  919
Lezhë  739
Berat  720
Kukës  428
Dibër  249
Gjirokastër  507