Ceremonia e Lamtumirës, Presidenti i Yldon Media Group dhe bashkëshortja homazhe për Kasem Hysenbelliun
Mes duatrokitjesh të panumërta dhe lotëve që nuk shteronin, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit.
Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të medias së lirë dhe të pavarur, që ishte gjithmonë në krah të popullit të lirë.
Kujtimin e tij e nderuan dhe presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi së bashku me bashkëshorten e tij.
Stafi i Fax News dhe Fax Web, të trishtuar thellë për këtë largim, hodhën karafila të bardhë dhe kuq, ndërkohë që trupi i pajetë i Kasem Hysenbellit nxirrej nga banesa.
Kasem Hysenbelli u nda nga jeta me 5 dhjetor, pas një betejë të vështirë prej disa javësh me sëmundjen e COVID-19, në një spital në Turqi, duke lënë pas një dhimbje të fortë, por në kujtime e secilit do të mbahet mend me humorin e hollë.
Trupi i pajetë i tij do të prehet në varrezat e Sharrës.
LEXO EDHE: Humbi betejën me Covid-19, përcillet në banesën e fundit presidenti i “Fax News”, Kasem Hysenbelliu