Radhë autoambulancash te "Shefqet Ndroqi"

Mëngjesi i kësaj të diele oborrin e  spitalit "Shefqet Ndroqi" ose i njohur ndryshe si Covid 2 gjatë periuudhës së pandemisë e gjeti të mbushur me atoambulanca.

Shtatë mjete të urgjencës mbajnë radhë me pacientë që presin të shtrohen në spital.

"Situata paraqitet më e rënduar se një ditë më parë, 7-8 ambulanca me pacientë që presin në radhë për akomodim. 3 prej tyre i kemi gjetur në ambientet e jashtme rreth orës 9, po bëhen dy orë që presin. Vijojnë të vijnë edhe ambulanca të tjera" raportoi gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi.

Bashkë me pacientët në autoambulanca janë edhe familjarë të tyre.

Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 846 raste të reja dhe 19 humbje jete.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

https://youtu.be/QJF66EGScVw