Rama e pranon në PolitikOn: Shëndetësia nuk është e gjitha falas, nuk bëhet në 1 mandat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2020, 22:40
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se shëndetësia falas është një program që nuk realizohet brenda një mandati.
Rama: Shëndetësia falas është një program që nuk realizohet brenda një mandati. E gjitha nuk është falas. Sot kemi elementë që janë pjesë e një procesi që ecin hap pas hapi përpara. Kemi sot 600 mijë njerëz që duhet t'i paguanin ilaçet dhe sot i marrim falas.
Mjeku i familjes ka qenë me lekë, i gjithë shërbimi parësor është falas. Flasim për gjithë shërbimet se aty kemi bërë revolucion, edhe pse ka mjaft për të pastruar nga kanalet e ryshfetit. Kemi kursyer vite radhë dhe kilometra. Sot i bëjnë online.