Rama: Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin, privilegj që të vihesh në lojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2020, 21:13
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën.
Rama: Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët që kanë probleme me humorin dhe satirën. Unë e gjuaj një privilegj që të vihesh në lojë dhe të krijohesh personazhe në imazhe ose në skenë.
Është larg së qeni një material i ministrisë së drejtësisë dhe siç duket dikush e ka nxjerrë për t'ju mbrojtur nga unë. Unë e kam një problem duke qenë një njeri i medias, duke përdorur lirinë e tij për t'u shprehur dhe meqë kam një mendim të caktuar për cilësinë e vlerën e jashtëzakonshme që ka të shkruarit, kam një problem të madh me mos korrektesën dhe keq trajtimin e fakteve.