Premtimet elektorale/ Lela: Fajin e ka Saliu, Rama: Që Saliu ka faje...
Gjatë intervistës me kryeministrin Edi Rama, drejtuesi i "Politik On" Alfred Lela e pyeti edhe për premtimet e tij të bujshme elektorale të vitit 2013.
Por kryeministri e gjeti menjëherë justifikimin: borxhet e shumta që kishte lënë qeveria paraardhëse.
Sipas shefit të qeverisë, kur socialistët erdhën në qeveri në vitin 2013, në vend që të merreshin me programin e tyre qeverisës, u morën me borxhet e papaguara.
Edi Rama: Ne vijmë në qeveri dhe çfarë gjejmë kur vijmë në qeveri në vitin 2013? Ne gjejmë një borxh të papaguar të qeverisë ndaj të tretëve, ndaj kompanive, nga individëve, në një masë që është shumë më e madhe se sa ajo që ne dinim dhe se sa ajo mbi të cilën ne ngrejmë parashikueshmërinë tonë. Dhe çfarë bëjmë ne në ato momente? Ne merremi me borxhin.
Alfred Lela: Fajin e ka Saliu...
Edi Rama: Që Saliu ka faje për këtë vend, shumë më të mëdha, se sa edhe ato që ja kemi numëruar, këtë mos e ver në dyshim. Por nuk jemi këtu për të thënë fajin e ka Saliu dhe unë po të jap llogari ty këtu. Po të them që nuk ishte diçka që mund të bëhej por nuk ishte diçka që u harrua.