Rama shfaqet pesimist: Procesi i negociatave me këtë Evropë nuk e di se sa mund të zgjasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2020, 21:53
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kryeministri Rama u shpreh se procesi i negociatave do të zgjasë më shumë se 3-4 vite, madje shtoi se me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë.
Rama: Këtë gjë do ta shohim me të gjithë gjatë rrugës se ky proces nuk do të zgjasë 3-4 vite, por më tepër.
Me këtë Evropë që kemi nuk e di se sa mund të zgjasë. Finlanda s'ka probleme me Shqipërinë, Italia jo. Pse Austria nuk ka probleme me ne?
Për hapjen e negociatave u hapën këtë vit, pra nën qeverisjen tonë.