"Politik On"/ Fotoja me Merkel, Lela 'ngacmon' Ramën: Ç'do ti shkruanit kancelares?
Drejtuesi i "Politik On" Alfred Lela nxorri nga libri me murale i kryeministrit Edi Rama, botuar në Gjermani, një foto me kancelaren Angela Merkel.
Për ta ngacmuar shefin e qeverisë, meqënëse jemi pak ditë pasi Shqipëria mori një tjetër "Jo" nga BE për çeljen e negociatave, Lela e pyeti Ramën se çfarë do ti shkruante kancelares nëse fotoja e tyre e përbashkët do të ishte një kartolinë.

Pjesë nga diskutimi:
Alfred Lela: Ç’do të shkruanit në këtë kartolinë për Angela Merkel?Dhe ç’mendoni se do shkruante Angela Merkel në këtë kartolinë?
Edi Rama: Meqë më pyesni për zonjën...
Alfred Lela: Fotoja është e bukur por rezultati i fotos jo aq i bukur...
Edi Rama: Është në funksion të murit. Nuk është në funksion të personazheve. Kuptohet personazhet aty janë të lidhura me murin por është muri në album. Është zgjedhje e botuesit gjerman, për të lidhur rtë gjithë pjesën tjetër të muraleve.
Alfred Lela: Ka një simbolikë...
Edi Rama: Ka patur 30 foto me personazhe të ndryshme dhe ata kanë zgjedhur atë.
Sa i përket Gjermanisë dhe "Jo"-së së saj për çeljen e negociatave, kryeministri u shpreh:
"Këtu u tha se doli zonja dhe bllokoi Edi Ramën se më në fund e njohu kush është Edi Rama. Së pari njëherë, kjo nuk ka asnjë lidhje. Gjermania ka presidencën e BE dhe Gjermania ka luftuar deri mbrëmë si presidencë e BE dhe është shtyrë sërish mbledhja. Ka luftuar për ta çuar përpara procesin. Kush flet për Gjermaninë, nuk di çfarë flet".