“Nëse shpif ndaj kryeministrit gjobitesh me 4.5 mln lekë” Sokolaj: Ndryshimet në Kod, shqetësuese

Drejtori i Informacionit në Ora News, Trashëgim Sokolaj i ftuar në studion e RTV Ora shikon me shqetësim ndërhyrjet në nenin për shpifjen në Kodin Penal.

Pjesë nga intervista me gazetarin Xhoi Malësia

Pyetje: U fol gjithashtu  për shpifjet, ka ashpërsim të dënimeve , madje nëse miratohet qytetarët duhet ta pyësin veten mirë pasi mund të dënohen edhe për shpifje nga facebook. Si ta kuptojmë diçka të tillë dhe si e shikoni ju me pozitivitet opo negative.

Trashëgim Sokolaj për RTV Ora: “ Në fakt e shikoj me shqetësim, ndërhyrjet që janë bërë në nenin që i përket shpifjes e shikoj me shqetësim, sepse së pari është parashikuar dhe diferencuar vepra penale e shpifjes, kur kryhet ndaj në qytetetari të zakonshëm dhe është diferencuar me rastet kur kryhet ndaj një politikani ose ndaj një partie politike, qeverisë, ndaj një  prokurori, zyrtari apo një gjyqtari.

Pra në rastin kur ti shpif ndaj kryeministrit, ministrit, kryetarit bashkisë, deputetit , parlamentit, dënohesh më shumë dhe ky ligj parashikon një gjobë që mund të shkoj deri në 4.5 milion lekë, që praktikisht është shumë, një penalitet shumë i rëndë.

Pjesa që është më problematike është që të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në këtë nen, në këtë kapitull të Kodit Penal, në një lloj mënyre në 80% të tyre parashikojnë formulimet që qeveria bëri për median, për antishpifjen i cili është një ligj që u kthye nga parlamenti pas qëndrimeve  negative dhe shumë kritike që mbajti OSB-ja dhe një sërë organizmash ndërkombëtarë përfshirë edhe Komisionin e Venecias dhe një sërë aktorësh të tjerë ndërkombëtarë.

Ky është një draft që edhe parlamenti vetë, mbasi e krijoi e ndau me grupet e interesit dhe pati protesta të jashtëzakonshme, parlamenti sërish e ka kthyer në fazën e draftimit sepse cënon rëndshëm lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Në rastin konkret, në Kodin Penal është  që janë detajuar disa nene dhe duket sikur kjo lidhet me situata të caktuara.

Një tjetër parashikim që është në përmasat e komikes, është parashikimi që kush publikon imazhe të përpunuara, me mbishkrime që cënojnë imazhin e një personi publik siç janë memet, dënohet nga gjobë deri në një vit burg.

Duket sikur këto ndryshime kanë dashur që të vijnë në një ambjent i cili është i kriminalizuar nga shpifja sepse procedurat penale bëhen për disa arsye, ku më kryesoret janë,ti përgjigjet problematikave të evidentuara nga gjykata, policia dhe prokuroria në punën e tyre, të forcojë ndjekjen me qëllim parandalimin e veprave penale kur ato janë të kudo ndodhura.

Duket sikur ky lloj investimi, për të dënuar shpifjen bëhet pikërisht për këtë arsye sepse këtu shpifet çdo ditë, pra ti mund të ndiqesh penalisht edhe për një mesazh që mund të dërgosh në Whatsapp në një grup mbi 10 veta dhe nëri nga këta mund ti bëjë fotografi  mesazhit dhe për kaq ti mund të denohesh”.

Lexo dhe: “Me 10 gram kanabis i shpëton burgut” Sokolaj: Ndryshimet në Kod, legalizim i pjesshëm i kanabisit