Sulmi ndaj RTV Ora dhe Ora News, shfajësohet Rama: Këtu nuk hyj unë
Gjatë intervistës së tij ekskluzive për “Politik On” në RTV Ora, kryeministri Edi Rama foli edhe mbi raportet e tij dhe qeverisë së tij me median dhe televizionet në vend.
Përtej kësaj, shefi i qeverisë foli edhe mbi sulmin e policisë, me maska dhe automatikë, ndaj këtij RTV Ora dhe Ora News
Rama u shfajësua duke u shprehur se, kjo ngjarje nuk ka lidhje me të por me organet e reja të drejtësisë.
Pjesë nga diskutimi:
Edi Rama: “Nuk kap dot një pronar, një drejtor lajmesh që të dalë e të thotë në një mënyrë apo një tjetër, direkt ose indirekt, pushteti, unë apo struktura të tjera i kanë bërë për arsye të shprehjes. Nuk ka. Nuk ekziston”
Alfred Lela: Syri është një rast. Policia në dyert e Syrit. Jemi në valët e RTV Orës dhe unë kam prani policore dhe janë dy administratorë.
Edi Rama: Më vjen shumë keq. E para, ne dkëtu duhet të flasim për të vërtetën.
Alfred Lela: Unë po flas për atë që kam parë zoti Kryeministër. Nuk është opinion, është fakt.
Edi Rama: Një minutë...Ne mund të kemi opionione të ndryshme, nuk mund të kemi fakte të ndryshme. Në rastin e Syrit, që ishte një rast skandaloz. Një rast i tmerrshëm. U krijua një panik që mund të sillte pasoja të tmerrshme...
Sa i përket televizionit (RTV ORA, ORA NEWS), është e vërtetë që ka patur prezencë policore në televizionin tuaj që sot administohet nga shteti dhe prania policore nuk lidhet as me ndonjë përpjekjen time për të influencuar linjën editoriale, as me ndonjë instrument të pushtetit ekzekutiv që unë jam përgjegjës. Lidhet me strukturat e reja të drejtësisë që kanë vendosur të veprojnë për arsyet e tyre. Ka një proces hetimor... Këtu nuk hyj. Se këtu çdo gjë bëhet e bën Edi Rama...Kjo është e vërteta”