Covid-19 i merr jetën efektivit të Qarkullimit Rrugor në Dibër pas 5 ditësh në intubim

Një efektiv i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka humbur betejën me koronavirusin.

Efektivi Munir Xhepa nuk e ka fituar dot betejën me SARS COV 2 dhe pas 5 ditëve intubim në një nga spitalet Covid në Tiranë ka humbur jetën.

Ky është rasti i parë që humb jetën nga koronavirusi një efektiv policie në Qarkun Dibër si pasojë e koronavirusit.