Shkolla, bashki, fasoneri, call center... 27 raste të reja me Covid-19 në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 17:33
27 raste të reja me Covid-19 në Vlorë.
Sipasa saj që raporton gazetari i Ora News nga qyteti bregdetar, rastet e reja janë në:
Një mesues në një shkollë fshat dhe një nxënës në një shkollë jo-publike.
Një mjek stomatolog, nje rast pranë administratës së bashkisë Vlorë dhe një pranë njësisë administrative Novoselë.
Një infermier pranë qendrës shëndetësore nr. 3 dhe dy raste në fasoneri.
Tre raste në Shtëpinë e Fëmijës, një rast në call center, ndërsa nuk mungojnë as rastet në sektorin privat.
Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 705 raste të reja dhe 17 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19.
Sa i përket qarkut Vlorë, shifra e personave aktivë është 926.