Vdes nga covidi drejtori i Qendrës së Kulturës në Librazhd
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2020, 17:17
Ndahet nga jeta si pasojë e infektimit më covid-19 drejtori i Qendrës së Kulturës në Librazhd Arianit Alliu.
Lajmin e kanë bërë të ditur miq dhe kolegë të Alliu, mes tyre edhe deputeti i zonës, Taulant Balla.
Balla: Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti, ta fitonte këtë betejë.
Librazhdi im i dashur humbi një artist që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi bashkëshortin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë! Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd! U prehsh në paqe.