Plagosja e 42-vjeçarit, ja çfarë u gjet në makinën e djegur. I hoqën targat para se...

Gazetari i Ora News, Elvis Hila publikon detaje të reja nga plagosja e 42-vjeçarit Aleksandër Deda.

Pak minuta pas plagosjes, 5 kiloometra larg vendit të ngjarjes, në aksin e vjetër Lezhë-Milot policia gjeti një automjet të djegur.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Audi”, ndërsa brenda tij është gjetur një armë zjarri.

Policia është përqëndruar te makina e djegur, të cilës, sipas burimeve nga policia, i janë hequr targat para se ti vihej flaka.

Pak minuta më parë, pranë një lokali në aksin Lezhë-Laç, u plagos me armë zjarri 42-vjeçari Aleksandër Deda, i cili u dërgua më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranës.

Ende nuk dihet dinamika e ngjarjes, ndërsa policia dhe FNSH vijojnë kontrollet në zonë.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lexo edhe:

Të shtëna me armë në aksin Lezhë-Laç/ Plagoset 42-vjeçari, dërgohet drejt Traumës