Të shtëna me armë në aksin Lezhë-Laç/ Plagoset 42-vjeçari, dërgohet drejt Traumës

Një qytetar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në superstradën Lezhë-Laç, pranë një lokali.

Burime për Ora News bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Aleksandër Deda, rreth 42 vjeç, banues në Lezhë.

Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, në aksin e vjetër Lezhë-Milot, pranë urës mbi lumit Mat, është gjendur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

Policia: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.