Gjekmarkaj: Debati mbi Bashën është ngritur nga propaganda e fushatës elektorale të Ramës

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh sedebati që ngrihet mbi Bashën është një debat i fushatës elektorale të kryeministrit.

Gjekmarkaj: Debati që ngrihet mbi Bashën është një debat i fushatës elektorale të kryeministrit sepse pas 8 vitesh e ka të vështirë. Ai thotë që nuk meriton asgjë, por se nuk ka askush që ta zëvendësojë.

Ai e bën vetë këtë, e bën edhe më ata që ka përreth, sigurisht edhe me mjetet e propagandës në rrjete sociale dhe në media. Rama nuk ka me çfarë mbrohet për 8 vite dhe nuk me të ripremtojë ato që nuk ka mbajtur.