"Rrethrrotullimi tek Shqiponja nxjerr jashtë loje mbikalimin tek Pallati me Shigjeta" thotë eksperti
Në një intervistë për Ora News eksperti rrugor Gëzim Hoxha foli dhe për punimet që po bëhen në Sheshin Shqiponja. Ai tha se me bërjen e këtij rrethrrotullimi, mbikalimi te pallati me shigjeta me kosto 12 milionë euro del jashtë funksionit.
Gëzim Hoxha për Ora News: Te Sheshi Shqiponja po punohet kanë ecur mirë kanë avancuar por ne duhet të kemi durim se këto rrugë do bëhen duam apo nuk duam ne. Për mua është bërë gabim mbikalimi që është pak më tutje, sepse me bërjen e këtij rrethrrotullimi do të shikojmë që ai del jashtë funksioni. Por ai ka kushtuar 12 milionë euro sipas asaj që flasin autoritetet rrugore shqiptare. Pra ne nuk duhet të bëjmë gjëra të pa menduara. Ne duhet të bëjmë gjëra që kanë një investim por ky investim dhe pse duket i vështirë duhet bërë.
Ai tha se me përfundimin e mbikalimit dhe nënkalimit të sheshit shqiponja Tirana do lirohet mirë.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online E.P