Fondet për tërmetin/ FMN e pakënaqur me qeverinë: Goditjet ulen, shpenzimet e rindërtimit rriten
Tkurrja e ekonomisë shqiptarë në vitin që po mbyllet pritet të arrijë në -7.5%.
Vlerësimi bëhet në raportin e post monitorimit të Fondit Ndërkombëtar Monetar, ku i kërkohet gjithashtu qeverisë që të tregohet e kujdesshme sa i përket menaxhimit të financave.
Ekonomia mund të përkeqësohet edhe më tej si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndaj është e nevojshme që të përcaktohen rezerva të mjaftueshme për të përballuar situatën, thuhet në raport.
“Shqipëria vazhdon të preket rëndë nga pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Autoritetet iu përgjigjën menjëherë goditjeve dhe stabiliteti makroekonomik dhe financiar deri më tani janë ruajtur. Ekonomia pritet të tkurret me 7.5% në 2020 dhe të rimëkëmbet gradualisht në 2021-22 ndërsa goditjet ulen dhe shpenzimet e rindërtimit rriten. Inflacioni pritet të mbetet i ulët para se të konvergojë në objektivin 3 për qind për periudhën afatmesme. Deficiti i llogarisë korente parashikohet të zgjerohet në më shumë se 10% d të PBB-së në 2020, por rezervat ndërkombëtare ka të ngjarë të rriten pak, duke mbetur në një nivel të rehatshëm”, thuhet ndër të tjera në raportin e FMN.
Raporti thekson se shifrat e infektimeve nga Covid janë në rritje në vendin tonë dhe një pandemi më e rëndë e shoqëruar me uljen e remitancave dhe të investimeve të huaja, si dhe goditjen e industrisë së turizmit, do të përkeqësonte parashkimin ekonomik për Shqipërinë.
“Perspektiva i nënshtrohet një pasigurie të madhe me rreziqe në dobësim. Rreziqet negative janë duke u rritur pasi infeksionet e reja janë rritur ndjeshëm në Shqipëri dhe shumë vende të tjera të Evropës në vjeshtë.
Një pandemi më e rëndë do e dëmtojë më tej perspektivën ekonomike të Shqipërisë, përmes turizmit më të dobët, remitancave, kërkesës së jashtme dhe IHD-ve, si dhe kushteve më të ngushta financiare. Presionet e mëdha të zhvlerësimit mund të sjellin rreziqe të bilancit të gjendjes duke dhënë hua të pambrojtura në valutë të huaj, megjithëse mbulimi i konsiderueshëm i rezervës do të ishte një faktor zbutës. Borxhi publik i ngritur i Shqipërisë, nevoja të mëdha për përmbushje, rreziqe fiskale në rritje dhe një nivel relativisht i lartë i kredive me probleme (NPL) paraqesin gjithashtu sfida”.
Duke vlerësuar reagimin e autoriteteve shqiptare sa i përket ruajtjes së stabilitetit markoekonomik dhe financar në kudër të pandemisë dhe goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit, FMN kërkon gjithashtu kontroll të masave të emergjencës dhe fondeve të rindërtimit.
Borxhi i lartë, kërkesat e larta për financime dhe kreditë me probleme gjithashtu përbëjnë një sfidë për Shqipërinë.
Ndërkaq, Fondi ripërsërit këshillën për të mos zbatuar amnistinë fiskale të parashikuar nga Qeveria dhe ka rekomanduar shmangien e ndryshimeve të shpeshta fiskale. Kujdes kërkohet edhe për kontratat e projekteve të Partneritetit Publik Privat, PPP.