Të shqetësuar për një mbyllje të dytë/ Bizneset: Do të ishte fatale, qeveria të mendojë për mbështetje financiare

Në një kohë kur në shqipëri numri i rasteve të reja ditore po shkonë në rreth 500, mes bizneseve vihet re frika e një mbyllje të dytë të vendit.

Përfaqësues të shoqatës së bareve dhe shoqatës se biznesit të vogël thonë se kjo do të ishte fatale për ta, ndërsa kërkojnë nga qeveria të përgatis plalin financiar për të ndihmuar këto sektore.

Rritja e infektimeve dhe  shtrimeve në spitale e rrezikon vendin ton për një mbyllje të dytë.

Kjo situatë më së shumti prek dhe frikson bizneset në Shqipëri, përfaqësues të të cilëve thonë se një kufizim i dytë do të ishte shkatërrues për ta.

 Enri Jahaj, kryetari i shoqatës së bareve thotë se një kufizim i till do të falimentonte rreth 70% të bizneseve në këtë sektor.

Një pjesë e bareve dhe lokaleve janë të vendosura në  ambiente me qira, por sipas Jahajt, vështirësia e shkaktuar prej pandemisë nuk merret në konsideratë nga qiradhënësit apo banka..

Të njëjtin shqetësim ngrenë edhe përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri. Ata thonë se përveç masat kufizuese për ndërprerjen e infeksioneve duhet që qeveria të ketë edhe një plan ekonomik për të ndihmuar bizneset.

 Të friksuar nga situata ndihen edhe qytetarët të cilët i druhen një mbyllje apo kufizimi të dytë duke e konsideruar si një vednim që do të rrënojë ekonominë dhe qytetarët. 

Për shak të pandemisë, shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm thotë se  janë mbyllur rreth 38 mijë biznese në Shqipëri duke lënë të papunë 125 mijë qytetarë.