Civici: Duhet të kemi një model që bazohet tek eksportet dhe te sektori prodhues, jo në programe pak muaj para zgjedhjeve

Në një intervistë për Ora News, ekonomisti Ardian Civici u shpreh se vendi ynë duhet të bazohemi tek importet dhe në konsume në një model që bazohet tek eksportet dhe te sektori prodhues. Ne duhet të shkojmë një programi riindustrializimi.

Civici shtoi se dialogu ekspertë qeveri e bën me eficente marrjen e vendimeve në favor të zhvillimit të vendit dhe jo interesave të momentit.

Civici: Sektori i shërbimeve do të ketë rëndësinë e tij, por jemi në një moment kur po mendojmë ndryshimin e modelit të Shqipërisë, qoftë edhe si pasojë e reagimit ndaj pandemisë. Ne duhet të bazohemi tek importet dhe në konsume në një model që bazohet tek eksportet dhe te sektori prodhues. Ne duhet të shkojmë një programi riindustrializimi. Kjo lidhur ngushtë me ekonominë dhe tregun e përbashkët rajonal. Duhet t'i vëmë një fokus të vecantë ekonomisë prodhuese dhe uzinave e fabrikave në vend.

Cdo qeveri ka një orientim të majtë ose djathtë dhe do të favorizojë njërën apo tjetrën palë. Në thelb dialogu ekspertë qeveri e bën me eficente marrjen e vendimeve në favor të zhvillimit të vendit dhe jo interesave të momentit. Mendimi politik duhet të jetë i pavarur nga militantizmi partiak. Politika mund të marrë vendime politike, por duhet ta ketë këtë bazë të propozimit profesional. Partitë politike shqiptare janë të painstitucionalizuara, ashtu sikurse ndodh në shumë vende Evropiane.

Ne vendin tonë dominon bërja e programeve pak para zgjedhjeve dhe bëjnë ëndrra që do zgjidhin probleme të mëdha. Sa herë bëhen bilancet del se këto objektiva dhe vendime nuk janë të realizuara pasi nuk mund të realizohen në mënyrën se si janë konceptuar.