Atmosferë Krishtlindjesh në shtëpinë e Ledina Çelos

Meqenëse jemi në prag të festave të fundvitit, estrada shqiptare ka publikuar pak nga ambientet e tyre familjare në llogaritë e tyre sociale, veçanërisht në Instagram.

Ledina Çelo ka ndarë me ndjekësit një kënd nga shtëpia e saj super moderne të cilën e ka rregulluar detajisht.

Këngëtarja  ka publikuar një foto të shtëpisë ku nuk mungojnë zbukurimet në ngjyrë jeshile e të kuqe, teksa fëmijët shohin me vëmendje televizorin.

Ata dukeshin mjaft këndshëm dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.