Të gjithë sytë ishin mbi të, stilistja shqiptare vesh Belen Rodriguez

Belen Rodriguez është shfaqur elegante si gjithmonë në “Tu si que vales”. Ajo mbante veshur një fustan të bardhë, bust dhe të çarë nga njëra këmbë. Fustani është një krijim i stilistes shqiptare Lia Stublla, emri i së cilës është dëgjuar shpesh, sidomos kur vjen puna te tapeti i kuq i eventeve të rëndësishme.

Ajo vetë ka ndarë foto të Belen-it në Instagram, krenare për punën e saj e cila ka marrë duartrokitjet e publikut.