Almeda Abazi flet për vështirësitë e shtatzënisë së dytë dhe gjininë e bebit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 21:40
Nëpërmjet një psotimi në Instagram, Almeda Abazi para pak ditësh zbuloi pranë bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Së fundmi bukuroshja shqiptare ka treguar se si po i shkon kj shtatzëni. Almeda është shprehur se ndryshe nga e para, kur kishte Efehan në bark, në këtë shtatzëni të dytë nuk është ndjerë shumë mirë. Nga këto shenja që Almeda ka treguar, një pjesë e mirë e fansave të saj shprehen se ajo do të bëhet këtë herë nënë e një vajze.
“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda.
