Si ske turp! Ja si reagojnë shqiptarët kur RTSH i jep 12 pikë Serbisë dhe Greqisë

I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ditën e sotme ka qenë Andri Xhahu, moderatori televiziv dhe radiofonik në RTSH. Xhahu është mjaft i njohur për publikun edhe për pjesëmarjen e tij prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë.

Çdo vit dhënia e pikëve shkakton mjaft debat dhe komentohet gjatë dhe nga kritikët e muzikës.

Gjatë bisedës në studio Andri ka treguar se shpesh herë është paragjykuar nga qytetarët për dhënien e pikëve duke theksuar se nuk është ai që vendos për pikët po një juri përkatëse e cila fokusohet te materiali muzikor dhe jo në marrëdhëniet politike që mund të kemi me vendet e tjera.

"Ajo që ngjall debat edhe pa patur qëllim në vetvete është kur japim 12 pikët sepse vlerësohet kënga. I jepet 12 pikë Greqisë, ka patur shumë raste kur shumë pikë i kemi dhënë Serbisë dhe të nesërme mua më shkruajnë "Si nuk të vjen turp që i dhe 12 pikë Greqisë?", sikur ja jap unë. E para është një juri pastaj vlerësohet kënga nuk vlerësohen marrëdhëniet politike që ne kemi me Greqinë dhe Serbinë."

Netët gjysmëfinale të Eurovizion 2021 do të mbahen më 18 dhe 20 maj, kurse finalja më 22 maj, ku edhe do të shpallet fituesi.

https://www.youtube.com/watch?v=D4dmjodZRhM