Modele 62 vjeçe, Sharon Stone mahnit me linjat e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2020, 08:52
Sharon Stone ka ndarë një foto të re në të cilën duket mahnitëse.
Ylli pozoi para kamerës e veshur me një body të zi dhe me një këmishë, teksa veshjen e kishte kompletuar me taka të verdha.
“Jo vetëm që jam e mahnitur, por jam mirënjohës që jam akoma modele, edhe në moshën 62 vjeç”,- shkroi Sharon krahas fotografisë, duke falënderuar të gjithë ata që kanë besuar tek ajo gjatë gjithë këtyre viteve.
“Nuk ka mundësi ti 62 vjeç”, “Ti je legjendë”, “Ende je mbretëresh dhe dukesh kaq seksi”-ishin disa nga komentet.
Aktorja dhe ish-modelja ka tre fëmijë dhe ka qenë dy herë e martuar me Phil Bronstein dhe Michael Greenburg.
