Pas “The Weekend” e Drake del kundër “Grammy-t” edhe Gashi

Këtë vit të shumtë ishin artistët që dolën kundër çmimeve “Grammy”, për shkak të nominimeve dhe çmimeve që u shpërndanë.

I pari që doli publikisht kundër ishte “The Weeknd” më pas reagoi edhe Drake.

Ndërkohë së fundmi në lidhje me këtë gjë ka reaguar edhe reperi me origjinë shqiptare, Gashi. Ai ka treguar se priste që albumi i tij më i ri “1984” të nominohej në “Grammy”, por kjo gjë nuk ndodhi. Gashi është shprehur i mërzitur për këtë fakt, por ka treguar se ndihet i lumtur dhe mirënjohës që ka fansat e mbështetësit e tij.

Për fansat ose mbështetësit e mi

Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë… Albumi im 1984 nuk u nominua në çmimet Grammy dhe po kjo gjë më mërziti, por ju jeni arsyeja pse unë nuk po e humbas veten time, sepse kam punuar shumë fort për këtë gjë, por dashuria që ju më keni dhënë është shumë më e vlefshme se një çmim. Faleminderit dhe lutem që kur të kthehem në turne t’ju dëgjoj të gjithëve ju duke kënduar këngët e mia fjalë për fjalë. Pa ju ne artistët jemi asgjë”, shkruan Gashi.

Megjithatë ai ka shënuar disa suksese gjatë këtij viti në karrierë dhe para disa ditësh zbuloi se ka firmosur kontratë me një firmë veshjesh si model.