Pritja mori fund/ Sot fillon reality show “Gjuetarët e Thesarit”
Sot në orën 18:55 transmetohet episodi i parë i shumëpritur i Reality Show “Gjuetarët e Thesarit”, në ekranin e RTV Ora dhe në kanalin zyrtar të Gota News në Youtube në orën 19:50, për të gjithë ata që nuk do kenë mundësi ta ndjekin gjatë transmetimit live.
Një bashkëpunim i medias online GotaNews.tv dhe shtëpisë diskografike Money Music Entertainment, nën drejtimin e producentit Silvi Fort, sjell për herë të parë në ekranet shqiptare një Reality Show i cili promovon vlerat shqiptare nga veriu në jug.
Ky është produksioni i vetëm i këtij lloji në natyrë, i cili promovon destinacionet më të bukura në Shqipëri dhe pritej tashmë prej 2 muajsh që nga publikimi i trailerit të parë.
Gjithçka në kohë rekord, që nga xhirimet vetëm 3 muaj më parë, tek publikimi në ditën e sotme, në ditën e flamurit. “Gjuetarët e Thesarit” pritet të thyejë rekordet e shikueshmërisë në rrjet. E vetmja gjë që duhet të bëni është të uleni para ekranit dhe të shijoni këtë mrekulli të përgatitur posaçërisht për ju!
