Vritet shkencëtari i lartë bërthamor i Iranit

Ministria e Mbrojtjes iraniane ka pranuar se shkencëtari i njohur bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran

Fakhrizadeh mësohet se ka ndërruar jetë në spital pas sulmit në Absard, në provincën e Damavand.

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif, ka dënuar aktin e rëndë duke e cilësuar vrasjen si akt terrorist.

Terroristët e armatosur kanë zënë në pritë makinën me të cilën udhëtonte shkencëtari, duke u përplasur me armë me rojet e tij.

Agjencitë e inteligjencës perëndimore e njohin Fakhrizadeh si një fshehës të mirë të armëve nukleare iraniane.