Në ditën e falenderimeve, Biden mesazh shprese: XXI do të jetë një shekull amerikan
“Shekulli 21 do të jetë një shekull Amerikan”. Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti i zgjedhur Joe Biden në ditën e Falenderimeve. Festa këtë vit ishte e vakët, ndërsa miliona amerikanë festuan me familjarët pavarësisht paralajmërimeve se udhëtimet masive kërcënojnë të përkeqësojnë situatën.
Pandemia ka zbehur këtë vit festën tradicionale të Falenderimeve në SHBA, teksa miliona amerikanë kundërshtuan udhëzimet e Covid-19 duke u mbledhur me familjen dhe miqtë. Rreth një milion njerëz udhëtuan përmes aeroporteve në SHBA në javën e fundit, pavarësisht paralajmërimeve se udhëtimet masive kërcënojnë të përkeqësojnë situatën pandemike.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden, përcolli përcolli një mesazh shprese, në një video të shpërndarë posaçërisht për Falenderimet.
"Ditë më të mira do të vijnë dhe e ardhmja jonë do të jetë e ndritur. Shekulli 21 do të jetë një shekull Amerikan," tha ai.
Në SHBA, vendi I goditur më rëndë nga pandmeia në të gjithë botën, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar më shumë se 2,400 vdekje. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane, tha se ai po priste "një valë të mbivendosur " të shkaktuar nga udhëtimet gjatë festave.
Përparimet e vaksinave ndërkohë kanë rritur shpresat për t'i dhënë fund shpërthimit, megjithëse shumica e botës përballet me një dimër të zymtë për shkak të bllokimeve, ankthit ekonomik dhe humbjeve shkatërruese.