Bashkëshorti 81-vjeçar i bëri serenatë poshtë dirtares së spitalit, humb jetën Carla Sacchi

Disa javë më parë Stefano Bozzini, 81-vjeç i kushtoi një serenatë bashkëshortes së tij poshtë dritares së spitalit, aty ku ajo po kurohej nga Covid-19.

Një lajm i hidhur është bërë i ditur ditën e sotme pasi bashkëshortja e tij, Carla Sacchi nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

81-vjeçari italian Stefano Bozzini vendosi të dilte në rrugë jashtë për t’i kënduar asaj një serenatë me fizarmonikën e tij.

Për rastin në fjalë reagoi edhe kryebashkiaku i Piacenza, i cili  u shpreh: “Në atë serenatë ne njohëm Dashurinë, në thjeshtësinë e gjuhës së saj universale”.