Kina i vendos sanksione Australisë
Duke nisur nga e shtuna, Kina do të fillojë të aplikojë tarifa nga 107 deri 212 për qind mbi verërat australiane, me pretendimin se politikat e dumpingut po dëmtojnë konkurrentët kinezë.
Sipas Pekinit, pas një viti hetim ka rezultuar se vera e prodhuar në Australi shitet në Kinë me çmim më të ulët sesa në tregun origjinal pasi po subvencionohet nga shteti.
Kina ishte tregu kryesor i kantinave australiane në nëntë muajt e parë, duke thithur rreth 40 për qind të eksporteve, tregojnë dy ministrat australianë të bujqësisë dhe tregtisë.
"Vendimi për tarifat mbi industrinë e verërave është zhgënjyes dhe joproporcional. Duket sikur tarifat lidhen me çështje jashtë industrisë, dhe kjo do të ishte shkelje e rregullave tregtare."
"Tarifat kanë për të pasur efektin e kundërt: do dëmtojnë vetë industrinë kineze të verërave në Australi, duke e bërë atë të patregtueshme dhe jo një alternativë."
Tensionet diplomatike mes Kinës dhe Australisë vijojnë prej muajsh, dhe për disa arsye.
Australia është një prej shteteve që ka kërkuar një hetim ndërkombëtar kundër Pekinit për përhapjen e koronavirusit në botë, ka akuzuar qeverinë kineze për cenimin e sovranitetit të Hong-Kongut, ka përjashtuar kompaninë kineze "Huaëei" nga zhvillimi i rrjetit celular 5G dhe pretendon se Kina ka tentuar të thyejë mbrojtjen kompjuterike të institucioneve australiane.
Ndërkohë, Pekini ka pretendime për spiunazh dhe u ka sugjeruar shtetasve kinezë të shmangin vizitat në Australi për qëllime studimi apo turizmi, pasi rrezikojnë të bien viktima të racizmit.
"Shpresojmë që Australia do të bëjë zgjedhje objektive, të arsyeshme, në përputhje me interesat e saj, kur bëhet fjalë për raportet me Kinën," deklaroi pak ditë më parë Ministria e Jashtme kineze.