VIDEO/ Momenti dramatik! Zvarraniku do e sulmonte për vdekje, nëna shpëton fëmijën

Moment dramatik ai i regjistruar nga një kamerë sigurie në Bangkok të Tajlandës.

Një fëmijë i vogël rrezikonte të vdiste teksa një zvarranik i rrezikshëm, shumëkëmbësh, i quajtur “Centipede”, u shpëtua nga nëna e tij.

Në momentin final, kur gjallesa do të pickonte fëmijën, nëna ndërhyri menjëherë duke i shpëtuar jetën.

Krijesa në fjalë është rreth 30 cm e gjatë. Kafshimet e saj mund të jenë fatale, veçanërisht për fëmijët e vegjël, pasi helmi i saj shkakton shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje.