Arvizu: Do të numërojmë ditët deri në 20 janar për një fillim të ri për Amerikën dhe gjithë botën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2020, 22:55
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu u shpreh se do të pritet deri në 20 janar për presidentin e ri dhe për një fillim të ri.
Arvizu: Nuk jam i sigurt që Trump është dorëzuar dhe ka pranuar humbjen, por kjo nuk është e rëndësishme. Kolegji zgjedhor do të përfundojë në dhjetor procesin e zgjedhjeve dhe Biden do të bëhet president.
Ne do të numërojmë ditët deri në 20 janar për një fillim të ri për gjithë Amerikën dhe për gjithë qytetarët e botës.