Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet vendin

Pak javë pas tërmetit tragjik që goditi Izmirin, Turqia është lëkundur paraditen e sotme nga një tjetër lëkundje sizmike.

Sipas mediave turke, një tërmet me magnitudë 4,7 ballë i shkallës rihter ka goditur pak më parë zonën e Malatyas, raporton Ora News.

Sipas raportimeve nga autoritetet turke, tërmeti ka qenë me një thellësi 6.94 kilometra, ndërsa lëkundjet kanë bërë që njerëzit të dalin në rrugë.

Deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale.

Këtë fakt e ka vërtetuar edhe kryetari i bashkisë Malatya, Selahattin Gürkan.

Epiqendra:

Një tërmet 6,8 ballë në fillim të vitit goditi qytetet Elazığ dhe Malatya ku humbën jetën mbi 40 persona.