Ju flet Moska - Më kërcënon polici militant i Artur Kalës dhe Erion Veliajt

Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj denoncoi sonte kërcënimin e një polici bashkiak të Tiranës ndaj zotit Myftaraj pas transmetimit të emisionit të djeshëm me titull "Cili jeni ju shoku Artur Kala?"

Myftaraj: Pas emisionit tim të djeshëm me titull "Cili jeni ju zoti Artur Kala?"për Drejtorinn e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme kam marrë një mesazh në faqen time në facebook në inbox nga një person me emrin Gazmen Neziri, me detyrë polic në policinë bashkiake të Tiranë, është nga fshati Peladhi i Dibrës, kushëri i Artur Kalës i ardhur në detyrë me ndërhyrjen e Artur Kalës pas ardhjes në pushtet të PS. Faqja ime në facebook ka shenjën blu, është faqe autentike, jam i verifikuar nga facebook. Ai shoku Kala është i shkolluar thotë, këtë kërkoj dhe unë, ku e ka shkollimin, të shikojmë CV.

Nëse është i shkolluar pse nuk e nxjerr CV? Ka familje thotë, të gjithë kanë familje. Ti më thotë ku e mer të drejtën të merresh me foto familjare apo tavolina shoqërie? Këtë të drejtë e kam marrë nga mënyra sesi bënte propagandë partia e shokut Kala kur ishte në opozitë. Nxirrnin foto të familjes së kryeministrit Berisha, të gruas, vajzës, dhëndrit dhe pyesnin a hanë shqiptarët kështu. Për mua e bënin me të drejtë sepse nëse familja e një politikani arrin një nivel jetese falë qënies së këtij politikani në pushtet kjo familje nuk mund të tëzojë priviliegjin që të mos merren me të.

Mirëqënien e kanë fituar nga pushteti i personit të familjes që merret me politikë. Do merremi me ta. Me këto publikime thotë po e kalon në personale. Nuk kam ndonjë gjë personale me Artur Kalën. Ti jepi drejtim punës tënde por të hysh në familje KUJDES, këtë të fundit e shkruan me gërma të mëdha, se kalon në personale pastaj. Çfarë do me thënë? Që ne e kemi personalisht me ty? Ky është një kërcënim i fshehur keq. Nëse në këtë mesazh nuk do të kishte asgjë të keqe do ta kishte bërë publikisht si koment. Ka shumë njerëz që bëjnë komente dhe që më shajnë dhe nuk u është hequr asnjërit komenti.

Ky zotëria nuk bënte dot koment publik sepse e di që ky mesazh ka një përmbajtje kërcënuese duke pasur parasysh cili është personi që e ka bërë dhe për llogari të kujt e ka bërë. Në këtë foto është  Gazmen Neziri me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, siç e shikoni bashkë kanë një afërsi shumë më të madhe sesa kryetari i bashkisë me një polic të thjeshtë. Neziri është i dërguar në policinë bashkiake i një drejtorie të rëndësishme të pushtet dhe Veliaj këta njerëz kërkon ti mbajë afër, është e kuptueshme afërsia e tyre dhe misionet për të cilat përdoren.

Në një foto tjetër është zoti Gazmen Neziri i veshur me reformën universitare, është në Universitetin e Strugës ku ka marrë një diplomë dhe thotë se është shkolluar jashtë. Mesa kam verifikuar, ky zotëria nuk ka leje qëndrimi në Strugë, nuk ka kryer studime atje. Universiteti i Strugës është i njohur për njerëz që blejnë  diploma nga Shqipëria dhe punësohen. Me këtë diplomë të Strugës vjen ky zotëria në një detyrë në bashkinë e Tiranës. Në një foto tjetër Neziri është me uniformën e policit bashkiak në zyrën e tij duke punuar në një kompjuter përdorimin e të cilit e ka mësuar në Universitetin e Strugës.

Kërcënimi i kamufluar keq ka ardhur drejtëdrejtë në adresën time, përgjigjen e ka marrë nga unë. Atë mesazh nuk e ka bërë nga mendja vetë, atë e kanë thirrur njerëzit  që e kanë punësuar, kushëriri i tij Artur Kala bashkë me Lali Erin dhe i kanë thënë të më japin mesazh mua që të mbyll gojën, që të trembem. Unë e di mirë që pas Artur Kalës qëndron një forcë paramilitare e përbërë nga kriminelë pronat e të cilave kanë mbrojtje të posaçme që nuk sekuestrohen dhe nuk konfiskohen. Në këtë realitet ku jetojmë edhe unë kam mbijetuar duke pasur një forcë të posaçme pas vetes, jam njeri i mbrojtur.

Kush të dojë të kapërcejë vijën e kuqe do të hyjë në fushë të minuar. Le të bërtasin Ambasadat për ndonjë njeri që e kapërcen vijën e kuqe, do të digjet shumë keq, në një mënyrë që nuk e imagjinon dot. E kanë provuar shumë njerëz me mua duke abuzuar që nga oficerë të Antiterrorit. Nuk jam njeri që kërcënoj por kush e kapërcen vijën e kuqe do të suprizohet shumë keq. Jetojmë në realitetin ku nuk ka vijë të qartë ndarëse mes banditit dhe pushtetarit dhe ne do të sillemi sipas realitetit.