Marrëveshja për rindërtimin e 2000 apartamenteve, Rama publikon pamje nga takimi Abu Dabi

Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme një marrëveshje në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të finonacohet rindërtimi i 2000 apartamenteve në Spitallë dhe Durrës.

Rama ka publikuar pamje nga takimi me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, ndërkohë që ka shkruar se fokus I diskutimeve ka qnë bashkëpunimi ekonomik.

Abu Dabi - Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte”, shkrun Rama.