“Unë i shikoj natën sikur këta njerëz kanë akoma nevojë për shpëtim", zjarrëfikësit tregojnë përjetimet e tërmetit

Unë i shikoj natën sikur këta njerëz kanë akoma nevojë për shpëtim", tregon zjarrëfikësi Luan Kapaj.

Ky peng duket se do ta shoqërojë gjatë zjarrfikësin që u bë simbol i operacioneve të kërkim-shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënojat e objekteve të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

“Derisa të jem gjallë, i kam në memorie ata njerëz që kërkonin ndihmë, ata njerëz që kishin nevojë për t'u shpëtuar jetën që ishin të mbërthyer nën rrënoja.”

I vlerësuar me medaljen e artë të “Aftësive Profesionale”, Luan Kapaj refuzoi oksigjenin për shkak të gjendjes së rëndë të tij dhe iu rikthye punës së kërkim–shpëtimit.

Një vit më pas ai rrëfen më të vështira, kur nuk mundi t’i nxjerrë të gjithë gjallë nga rrënojat, por edhe vlerësimin që merr nga familjarët e tyre.

“Momenti më i dhimbshëm ishte që kur tjetri të kërkon ndihmë dhe ti nuk ke mundësi t'i japësh në pak sekonda.”

Alket Halimi dhe Arjan Hoxhaj nga Patozi ishin dy zjarrëfikës të tjerë të përfshirë në operacion. Ata shkuan që në orët e para te hoteli “Mira Mare” që ishte shkatërruar nga tërmeti dhe kishte shkaktuar edhe viktima. Ata rrëfejnë momentet e vështira kur të bllokuarit mes rrënojash duheshin mbajtur me kurajo, ndërkohë që punohej fort për të shpëtuar jetë njerësish.

Mund të kishim një shpresë që mund ta shpëtonim atë person dhe që ta arrije duhet ta mbaje me fjalë me shpresa”, shprehen ata.

Dy zjarrfikësit shprehen për ankthin që kanë përjetuar kur duhet të mbanin në krahë edhe persona të vdekur të nxjerrë nga rrënojat.

Kishim një akt, mund të shikoheshin njerëz, në atë gjendje, mund t'i nxjerrësh me duart e tua dhe ta shpëtosh te ambulanca”, tregon Halimi.

Ndonëse familjet e tyre ishin të trishtuara në ato momente, zjarrëfikësit e Durrësit e dinin që qindra dhe mijëra njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe shkuan menjëherë aty ku ishte më e nevojshme. Që në fillim ata u përballën me shtëpinë e rrënuar të familjes fatkeqe Lala, ku 8 nga 9 anëtarët e saj humbën jetën.

“Kati i tretë ishte rrafshuar ishte bërë si dyshemeja e katit të parë.

Arritëm që me një vajzë të vogël të komunikojmë, i dërguam dhe ujë brenda aty ku ishte, e mbajtëm me kurajo.”

260 zjarrfikësve shqiptarë që në orët e para e 26 nëntorit, iu erdhën dhe ndihmë edhe ekipet e kërkim-shpëtimit nga Kosova dhe nga i gjithë rajoni, nga Turqia, Franca, Italia, Greqia dhe shumë vende të tjera.