Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit të Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty

Kuvendi ka miratuar kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor për administrimin e dokumentacionit mbi çështjet e raportit të Dick Marty.

Ngritja e këtij komisioni u miratua me 83 vota pro, ndërsa 10 deputetë kanë votuar kundër dhe 10 të tjerë abstenim.

Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin thuhet se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit