Mu prenë krahët që kur më vdiq vajza" Babai i Xhesikës ende jeton në pallatin e dëmtuar nga tërmeti

Kalendari i familjes Biqiku, ka ndaluar më 26 nëntor 2019, kur familja banuese në kombinat humbi vajzën nga tërmeti.

Një vit pas tragjedisë, kryefamiljari Ilia Biqiku kujton me dhimbje orët e ndarjes me vajzën 20-vjeçare Xhesikën.

“Kur dolëm ishte llaftari, tullat po binin. Ranë parapetat e betonit, pastaj fluturuan tullat një nga një”

Edhe pse ka kaluar një vit, pallati ku jetonte familja Biqiku nuk është shembur edhe pse godina është shpallur e pabanueshme.

Krahas dëmeve, ato çfarë kanë mbetur në këtë banesë janë kujtimet dhe fotografitë ndër vite të një familje që tërmeti e goditi rëndë.

55-vjeçari prej një viti jeton në godinën e dëmtuar, por ende shpreson ende të gjejë një strehë tjetër apo një vend pune.

“Nuk kam gjetur shtëpi. Dua të gjej një garsoniere, mu prehën krahët që kur vdiq goca. Më ka thënë që bashkia do të gjejmë një punë por deri tani asgjë”

Pak muaj pas tërmetit shkatërrimtar policia arrestoi dentistin që kishte kryer ndërhyrje në konstruktin e pallatit për klinikë dentare por prokuroria e shfajësoi duke dalë në konkluzion se nuk është fajtor për sistemin mbajtës të godinës.