Kuvendi një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, më pas debat dhe për pandeminë
Në nder të 51 viktimave të termetit të një viti më parë, deputetët në Parlament mbajtën një minutë heshtje, ndërsa Kryeministri mungoi në sallën e seancave në këtë përvjetor pasi fluturoi drejt Abu Dabit.
Socialistët akuzojnë bashën se po bën politikë me vdekjet për shkak të covidit, ndërsa nga ana tjetër mazhoranca shfrytëzon tërmetin për të goditur kryetarin e PD.
Taulant Balla: “Ndërsa Lulzim Basha I vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy vila, flet me lot krokodili se gjoja qeveria I ka lënë në harresë, ndërsa me pandeminë kasandrat kanë shkuar deri në makabritet.”
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë testet e shpejta mund ta bëjnë më efikase përballimin me pandeminë në një mënyrë më efikase.
Ogerta Manastirliu: “Mos ejani vonë në spitale. Testet e shpejta I presim brenda muajit dhjetor synojmë kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit”
Por deputetë të opozitës parlamentare akuzuan kryeministrin se po shmang llogaridhënien për strategjinë e qeverisë së tij për përballimin e pandemisë.
Ralf Gjoni: “Kemi mjekë që po kryjenë vepra të rënda penale dhe askush nuk do të japë përgjigje në këtë parlament”
Komiteti teknik propozoi që pas 1 dhjetorit mësimi në shkolla të bëhet i alternuar, si online ashtu edhe në klasa pavarësisht se vetë kryeministri Rama dhe Ministria e Arsimit janë shprehur se shkollat nuk janë vatra infeksioni.