"Monstër"/ Paloka-Ramës: Jep koncerte në morg , tregon barcaleta në varreza, shpall arritje mbi gërmadha

Pas video-mesazhit të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, reagon nënkryetari i PD, Edi Paloka.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka shprehet se vetëm “një monstër si Rama që jep koncerte në morg , tregon barcaleta në varreza e shpall arritje mbi gërmadha”.

Edi Paloka: Nuk zhgenjen asnjehere. U shfaq edhe sot , nje vit pas tragjedise, me talljen e rradhes te regjistruar ne nje video nga bunkeri i tij.

Vetem nje monster si Rama qe jep koncerte ne morg , tregon barcaleta ne varreza e shpall arritje mbi germadha , mund ta konsideroj fatkeqesine e mijera familjeve si “nje mundesi te re”...

I pafytyre dhe i pashpirt deri ne fund

Ne fakt per te dhe hienat rreth tij edhe fatkeqesite e shqiptareve kthehen ne mundesi, ne mundesi per te vjedhur me shume nderkohe qe populli zhytet e zhytet me thelle ne mjerim!

Fatkeqesia me e madhe e shqiptareve mbetet ky kryeminister monster!

Kujtojmë se, siç raportojnë disa media, kryeministri Edi Rama dhe ministri Arben Ahmetaj kanël udhëtuar ditën e djeshme drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa sot ishte planifikuar një interpelancë në Parlament me të, kërkuar nga deputeti Ralf Gjoni.

Lexo edhe:

“Për të kryer vaksinën anti-Covid”, Berisha: Rama me charter 200 mijë euro drejt Abu Dhabit

Një vit pas tërmetit, mesazhi i Ramës: Njerëzit ankohen por na duhet kohë dhe durim