Gjoni: Pa aleanca partitë e vogla, për fat të keq, nuk futen në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2020, 22:07
E ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, pedagogia e komunikimit Edlira Gjoni u shpreh se pa aleanca partitë e vogla, për fat të keq, nuk futen në Kuvend.
Gjoni: Pa aleanca partitë e vogla, për fat të keq, nuk futen në Kuvend. Edhe këtë vit do të dalë diçka që do të lërë jashtë parlamentit. Unë jam pothuajse e sigurt për këtë, pasi kështu gatuhen gjërat.
Duan që t'i orientojnë partitë drejt aleancave. Unë uroj që kjo gjë të ndryshojë, por kjo gjë ka ndodhur edhe më parë.