Infektohet me Covid-19 ambasadori i Kosovës në Shqipëri

Infektohet me Covid-19 ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Lajmin e jep vetë Hasani përmes një postimi në Facebook.

Diplomati I Kosovës bën me dije se ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar duke respektuar masat e vendosura.

"Të nderuar miq ! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore. Me respekt, Nait Hasani"