Erdogan: Deri në prill planifikojmë të vëmë në zbatim vaksinën COVID-19
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë mbledhjes së partisë së tij AK Parti në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, në Ankara ka bërë të ditur se vaksina e Turqisë kundër Covid do të vihet në zbatim në muajin prill.
Ai gjithashtu shtoi se ata janë duke ndjekur nga afër të gjithë vaksinat e zhvilluara në Kinë, Rusi, Amerikë dhe Europë.
“Deri nga fundi i muajit të ardhshëm shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë aplikimet e para në vaksinë. Deri në prill planifikojmë që vaksinën që jemi duke e zhvilluar ta sjellim në nivelin e zbatimit”- u shpreh Erdogan.
Gjatë fjalës së tij Erdogan shtoi se studimet e vaksinës të mos flijohen për ambicie politike ose tregtare, por të jenë pronë e përbashkët e mbarë njerëzimit.
“Një sistem që nuk i shërben njerëzimit nuk ka shanse për sukses”