Biznesi ku punonte ua ndaloi mbajtjen e maskës, 70-vjeçari humb jetën nga Covid

Familja e burrit 70-vjeç, që ndërroi jetë pas komplikimeve me COVID-19, ka paditur një dyqan ku ai punonte për shkak të vdekjes së tij, sepse kjo kompani nuk i kishte lejuar punonjësit të mbanin maskë gjatë orarit të punës.

Herhardo Gutierres, që punonte në Miami, ka ndërruar jetë më 28 prill nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19, thuhet në padinë e ngritur që i është dërguar gjykatës në Miami.

kompania ku Gutierres kishte punuar, ua kishte ndaluar punonjësve të bartin maska dhe doreza, pavarësisht thirrjeve të ekspertëve shëndetësorë që të mbrohen nga Covid-19.

Gjithashtu në padi thuhet se ka pasur shumë punonjës brenda dyqanit, që ka qenë e pamundur të respektohet distanca sociale fizike. Një punonjës i dyqanit ka thënë se janë urdhëruar shkurt: “ose punoni pa maska ose shkoni në shtëpi”.

Gjithashtu një punonjës tjetër ka deklaruar se ata nuk guxonin të mbanin maskën pasi eprorët u kishin thënë se një veprim i tillë do të shkaktonte panik te blerësit.