"Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin" Meghan Markle zbulon abortin

Së fundmi Meghan Markle ka treguar se ka kaluar një abort gjatë muajve të verës. Ajo përmes një rrëfimi për “The Neë York Times” ka treguar se si e ka përjetuar këtë ngjarje të hidhur.

Dukesha e Sussex ka thënë se ajo e ka humbur fëmijën e saj pasi ndjeu një shtrëngim të fortë, duke i ndërruar pelenën djalit të saj, Archie, në muajin korrik.

“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin”- ka treguar ajo.

“Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim. E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim.

Unë iu përgjigja me sinqeritet, duke mos ditur që ajo që thashë do të jehonte kaq shumë tek nënat e reja dhe tek më të moshuarat, tek kushdo që në mënyrën e vet vuante në heshtje. Përgjigja ime ju dha njerëzve mundësinë për të treguar të vërtetat e tyre. Por nuk ishte përgjigja e sinqertë që më ndihmoi, por pyetja vetë”- ka vijuar më tej Markle me rrëfimin e saj.

Markle dhe Princ Harry sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Archie, në 6 maj 2018-të.